DOMAIN NAME

Domain name apo emri i webfaqes

Çfarë është një Domain?

Domaini është “emri” i webfaqes suaj, adresa se ku do të shfaqet përmbajtja e webfaqes suaj psh. www.biznesijuaj.com. DesignPlus është  partnere në biznes me Resellerclub dhe Hostgator me seli në SHBA dhe Indi, kompani që bëjnë hostimin e të gjitha wefaqeve që kemi punuar deri më tani, me sigurinë më te lartë të ofruar në treg.

Nuk keni Domain?

Hapi i parë për ta vendosur prezantimin e biznesit tuaj online, është duke regjistruar domain emrin tuaj. Ne për ju mund të regjistrojmë domain emra me .com, .net, .org, .biz, .info, .al, .eu dhe mijëra shtesa tjera.

Për të shikuar se a është emri juaj i domainit i lirë klikoni në butonin e më poshtëm dhe kërkoni për emrin e domanit tuaj. 

HOSTIMI

Çka është Hostimi?

Secila webfaqe duhet ta ketë një vend fizik diku në ndonjë server, ku vendosen të gjitha shënimet e futura në atë websajt. Në rast se ju porositni që DesignPlus të bëjë dizajnimin e websajtit tuaj, në çmimin e dizajnimit apo ridizajnimit të web faqes, klientëve tonë ju ofrojmë hapësirë (hostim) dhe domain falas, sipas ofertës që gjenden në rubrikën webfaqe, dhe gjithashtu u garantojmë serverë të shpejt dhe të sigurt.

Çfarë tjetër?

Gjithashtu, ne për webfaqën tuaj ofrojmë të gjitha llojët e domainave .com, .org, .net, .info, .eu e qindra lloje tjera të cilat mund ti prosisni nga webfaqja jonë që shërbenë për shitblejrën e shërbimeve të hostimit, si: Shared Hosting, Cloud Hosting, VPS Servers, Dedicated Servers, Managed Servers, Business and Enterprise Emails, SSL Certificates, Auto Backup, e qindra shtesa tjera që shërbejnë për menaxhimin e websajtit tuaj. Porositë për secilën veç e veç mund ta bënë nga websajti ynë për këto shërbime https://www.designplus-ks.eu. 

SHARED HOSTING

Çfarë është Shared Hosting?

Për të filluar pasqyrimin e biznesit tuaj fillestar e gjithë ajo çfarë ju nevoitët për një prezencë fillestare në internet është një server dhe një domain. Opsioni më i lirë për biznese të vogla dhe fillestare është një Server Shared (I ndarë) – Shared Hosting.

Për çfarë sherben Shard Hosting?

Në Shared Hosting, klientë të shumtë websajtet e tyre i kanë të hostuara në një server të vetëm, d.m.th. klientët ndajnë burimet e një serveri. Kjo ndihmon në uljen e kostos, pasi kostoja e serverit dhe burimet e tij janë shpërndarë në të gjithë klientët / pakot e hostuara në server. Shared Hosting është i përkryer për faqet personale të internetit, bizneset e vogla dhe të mesme që nuk kanë nevojë që të shfrytëzojnë të gjitha burimet e një serveri. Websajtet aktualisht për shkak të përdorimit të aplikacionit (Vanish Cache) sigurojnë performancë maksimale, e gjithashtu janë të përshirë edhe Emailat të cilët i krijoni dhe menaxhoni nga paneli për menagjim të hostit tuaj (webfaqes suaj) që quhet cPanel.

CLOUD HOSTING

Çfarë është Cloud Hosting?

Platforma Cloud Hosting është një lloj Shared Hosting i avancuar e i ndërtuar në Cloud, e që është deri në 3 herë më të shpejtë sesa Shared Hosting dhe është më i përshtatshëm për për trafik mesatar. 

Për çka shërben dhe sa është kostoja?

Cloud hosting është platforma e fundit e hostimit që është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë viteve të fundit. Pakot në Cloud Hosting fillojnë nga 8.0 € /MUAJ. Përparësia kryesore e cloud hosting është “Devide & Rule / Shpërndani dhe Rregulloni” – resurset e kërkuara për mirëmbajtjen e websajtit tuaj janë të shpërndara në një grup të serverave që punojnë së bashku, të quajtur si “cloud”. Kjo në masë të madhe zvogëlon shanset për ndonjë ndërprerje në rast të mosfunksionimit të një serveri. Përparsia e Cloud Hostin është se ju nuk keni nevojë që ta zhvendosni websajtin tuaj në një server tjetër edhe nëse rritet numri i vizitorëve, ngase platforma jonë ju mundëson që të porosisni rritje të resurseve të serverit gjegjësisht RAM-it. Tashmë me përditësimin e fundit serveret tonë cloud vijnë me disqet e teknologjisë së fundit SSD. 

VPS SERVERS

VPS – Serveri Privat Virtual me KVM të përfshirë i ka thuajse të gjitha specifikat e një Serveri të Dedikuar me një çmim shumë më të lirë e që përdoret nga bizneset e mesme dhe të mëdha. Ka përformancë të lartë e serverëve, shpejtësi dhe siguri në qasje! Tashmë edhe VPS Servers vijn me SSD Disk apo me HDD disk me shpejtësi të lartë, varësisht se si ju përshtatet juve. Ofertat tona në VPS Servers janë nga më të lirat në treg, duke filluar nga €13.19/muaj. Konfigurimi është i thjeshtë dhe brenda pak minutash mund të aktiviziohen për punë. Menaxhimi bëhët nga cPanel apo nga Plesk, varësisht se çfarë llojë VPS porosisni.

Sistemet operative me të cilat ju mund ta menaxhoni serverin tuaj janë: Unbuntu, Centos, Debian apo Fedora. Sipas dëshirës, ju mund të zgjidhni një Panel Kontrolli për menaxhimin më të lehtë të serverëve. Këtu gjeni modulet në dispozicion  cPanel/WHM, Plesk, WHMCS, etj.

Me VPS Server, ju keni një privatësi dhe posedim të plotë. Kjo do të thotë se pa marrë parasysh atë që përdoruesit e tjerë mund të bëjnë në server, paketa juaj VPS nuk do të ndikohet. Me qasje në bazë, mund të instaloni çfarëdo aplikacioni që ju dëshironi. VPS gjithashtu ju jep burime të garantuara, prandaj CPU, RAM, Disku dhe Transferi që janë të alokuar në paketën tuaj VPS, do të jenë gjithmonë të disponueshme për serverin tuaj. Kjo ju jep të gjitha tiparet dhe funksionet e serverit të Dedikuar, pa kosto shtesë. Një KVM (Makinë Virtuale me bazë Kernel) është një server virtual i cili vendoset në krye të një serveri fizik të dedikuar. Burimet janë të dedikuara për KVM VPS dhe nuk ndahen me përdoruesit e tjerë në pajisjen fizike, duke ofruar besueshmëri dhe performancë të jashtëzakonshme.

DEDICATED SERVERS

Me serveret e dedikuar ju mund të përdorini të gjithë resurset e një serveri për faqen apo faqet tuaja të internetit dhe aplikacionet tuaja të përdorshme të cilat do t’i instaloni në server. Edhe për serveret e dedikuar ofrojmë një mori pakos me disqe SSD ose Hdd duke filluar nga më të lirët me 4 GB Ram dhe 1 TB HDD/SSD e deri në ata më të shtrenjtet me 36 GB Ram (DDR4) e 2 TB HDD/SSD. Të gjthë serveret vijnë me procesor të gjeneratës së re e të cilët konfigurohen brenda pak minuash

Shumë shpejtë kaloni online. Serveri juaj do të jetë i qasshëm disa minuta pas porosisë. Asnjëherë nuk do ta humbni qasjën në serverin tuaj. Paneli i Administrimit të Serverit ju jep kontroll të plotë në çdo kohë. Me karakteristika të tilla si resetimi i serverit, VNC me bazë në Ueb, ristartimi, ndalja dhe monitorimi i burimeve që ju mundësojnë ta menaxhoni me lehtësi serverin tuaj.

Ju gjithashtu mund të porosisini hapësira shtesë të diskut kurdo që keni nevojë për to pa ndryshuar pako

Serverët tanë janë të vendosur në qendëra të nivelit të lartë të sigurisë në Amerikë, Britani të madhe, Turqi, Indi dhe Tajlandë dhe klientet mund t’i porosisin varësisht nevojave të tyre. Serveret mbështeten nga lidhje të sigurta me ISP dhe mbrojtje Neustar DDoS për të siguruar që webfaqja juaj të jetë e online dhe e disponueshme gjatë gjithë kohës.

 

Ku mund të na gjeni!

Address: Adresa: Rr. Xhemil Fluku, Jeni Mehallë, Prizren

Phone: +383(0)49/497-407

E-mail: info@designplus-ks.com

Jeni të interesuar në Shërbimet tona?

Na shkruani në email, plotësoni kontakt formën më poshtë apo na shkruani nga chati i poshtëm që paraqitën në anën e djathtë të webfaqës në menyrë që të na kontaktoni neve. Ne presim të mësojmë më shumë për ju, kompaninë tuaj dhe si mund t’ju ndihmojmë që të arrini qëllimet tuaja.