DesignPlus si kompani shërbyese për shitjen e hapësirave të hostimit, reklamacion dhe dizajn është themeluar në vitin 2014, por veprimtarinë e saj virtuale në fushën e web-dizajnit, hostingut dhe dizajnimit online, e ka filluar në gjysmë të vitit 2015. Stafi i kompanisë sonë përbëhet nga të rinj të motivuar dhe të vullnetshëm për të ofruar shërbime sa më të mira dhe sa më cilësore në fushën e web – dizajnit, hostingut dhe dizajnimit në përgjithësi. Serveret tonë të hostingut janë ndër më funksionalit dhe më të sigurtit. Websajtet që punojmë ne janë të një kualiteti të lartë, dhe serverët që ofrojmë ne janë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shpejtësia e funksionimit dhe stabiliteti janë të garantuar.
Stafi ynë është i përkushtuar që të punoj drejtë, të jetë sa më transparent dhe sa më profesional në ofrimin e shërbimeve. Ne synojmë që porositë që marrim përsipër t’i zhvillojmë, të jenë të një kualiteti shumë cilësor, e do të mundohemi ti zhvillojmë 100% në përputhshmëri me kërkesat tuaja. Ne do ta konsiderojmë punën tonë të suksesshme atëherë kur ju si klient i yni jeni të kënaqur me produktin final.
Për momentin kompania jonë ofron produkte në tri fusha:
- Web Dizajn (dizajnim të websajteve nga më të thjeshtat tek profesionalet),
- Hosting, SSL, Mail, Domain etj, (shared hosts, VPS, Dedicated servers..),
- Dizajn Grafik, si dizajnim logosh, baneresh, broshurash, posteresh, etj