VPS – Serveri Privat Virtual me KVM të përfshirë i ka thuajse të gjitha specifikat e një Serveri të Dedikuar me një çmim shumë më të lirë e që përdoret nga bizneset e mesme dhe të mëdha. Ka përformancë të lartë e serverëve, shpejtësi dhe siguri në qasje! Tashmë edhe VPS Servers vijn me SSD Disk apo me HDD disk me shpejtësi të lartë, varësisht se si ju përshtatet juve. Ofertat tona në VPS Servers janë nga më të lirat në treg, duke filluar nga €13.19/muaj. Konfigurimi është i thjeshtë dhe brenda pak minutash mund të aktiviziohen për punë. Menaxhimi bëhët nga cPanel apo nga Plesk, varësisht se çfarë llojë VPS porosisni.
Sistemet operative me të cilat ju mund ta menaxhoni serverin tuaj janë: Unbuntu, Centos, Debian apo Fedora. Sipas dëshirës, ju mund të zgjidhni një Panel Kontrolli për menaxhimin më të lehtë të serverëve. Këtu gjeni modulet në dispozicion cPanel/WHM, Plesk, WHMCS, etj.
Me VPS Server, ju keni një privatësi dhe posedim të plotë. Kjo do të thotë se pa marrë parasysh atë që përdoruesit e tjerë mund të bëjnë në server, paketa juaj VPS nuk do të ndikohet. Me qasje në bazë, mund të instaloni çfarëdo aplikacioni që ju dëshironi. VPS gjithashtu ju jep burime të garantuara, prandaj CPU, RAM, Disku dhe Transferi që janë të alokuar në paketën tuaj VPS, do të jenë gjithmonë të disponueshme për serverin tuaj. Kjo ju jep të gjitha tiparet dhe funksionet e serverit të Dedikuar, pa kosto shtesë. Një KVM (Makinë Virtuale me bazë Kernel) është një server virtual i cili vendoset në krye të një serveri fizik të dedikuar. Burimet janë të dedikuara për KVM VPS dhe nuk ndahen me përdoruesit e tjerë në pajisjen fizike, duke ofruar besueshmëri dhe performancë të jashtëzakonshme.